Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Hatërmbetje? Kelvi sqaron përse refuzoi të shkonte në të njëjtin emision me Ermal Mamaqin

Hatërmbetje? Kelvi sqaron përse refuzoi të shkonte në të njëjtin emision me Ermal Mamaqin
January 13
11:17 2020

I ftuar në emisionin “ThumbOn” në RTV Ora ka qenë prezantuesi i njohur Kelvi Kadilli. Ai ka folur për problemet që ka pasur me Ermalin në të shkuar dhe ka sqaruar se gjithçka është në rrëgull dhe këto debate kanë ngelur në të shkuarën.

Aulona Musta: Para pak ditësh lexova një lajm që kishe frikë të përballeshe me Ermal Mamaqin në një emision e Gerta Gixharit.

Kelvi Kadilli: Për ata që nuk e dinë, para disa vitesh në emisionin që prezantoja, fola keq për Ermalin dhe nuk isha i vetmi që fola keq në atë emision. Të ishte për mua s’do kisha folur kurrë për Ermalin, por prej autorit të emisionit.  Kur isha fëmijë Ermali bënte namin. Ndodhi ajo gjëja, nxorrëm disa pamje që Ermali kishte huazuar diçka nga emisionet e huja, unë thashë pastaj ja çfarë ka bërë Ermali etj dhe ai që tha nuk e njoh fare kush është Kelvi.Nuk bëmë dëm as unë as Ermali. Kaloi ky muhabet, në një nga festat e shumta pastaj i dhashë dorën Ermalit.

Më ftoi Gerta Gixhari në emisionin e fundit të vitit më tha do jesh në panel me Olta Gixharin, Klaudio Qarri dhe Klotilda Harka. Unë kuptova që unë, Klaudio dhe Klotilda do bënim rolin e gazetarëve që do merrnim Oltën në pyetje. Mua s’më pëlqeu kjo gjë. Aq më tepër që unë s’kisha përgatitur asnjë pyetje. Ne ishim  ftuar për të plotësuar emisionin e Gertës. U bë ai muhabet e bëmë atë intervistën me Oltën, e nxorrëm Oltën si një divë të vërtetë që e meriton në fakt. Të nesërmen më merr Gerta në telefon dhe më thotë: Zemër hajde dhe njëherë se do vijë Mamaqi në emisonin tim. I thashë unë nuk vij më aty. Unë nuk do shkoja po ta dija që do i bëja pyetje Oltës, as Ermalit sepse preferoj që ti marr në emisionin tim. Aq më tepër që ka ndodhur ajo gjëja, si do shkoja aty dhe ta pyesja Ermalin. Nuk do të doja ta bëja.  Kështu që isha vetëm në pjesën me Oltën, pjesa me Ermalin u regjistrua më vonë.

Share