Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Hashim Thaçi feston ditëlindjen, i biri i shkruan fjalë zemre, preken ndjekësit në Instagram

Hashim Thaçi feston ditëlindjen, i biri i shkruan fjalë zemre, preken ndjekësit në Instagram
April 24
19:13 2018

Endrit Thaçi nuk është një emër i panjohur tashmë. Përveç faktit se është i biri i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Endriti është kthyer në një personazh shoëbizi dhe flitet për historitë e tij të dashurisë dhe modelingu që është një fushë të cilën ai e pëlqen dhe ushtron vazhdimisht.

Por, përpos gjithçkaje, Endriti sot ka vendosur që të jetë një djalë si gjithë të tjerët që kur babai feston ditëlindjen, gjen rastin për të shprehur fjalë zemre. Teksa ka postuar një foto kur ai vetë ka qenë shumë i vogël, Endriti shkruan: “Dikush e njeh si bashkëthemelues të ushtrisë çlirimtare, dikush tjetër si lider që shpalli pavarësinë. Për mua është babë, burim i pashtershëm i dashurisë dhe inspirimit. Ta uroj ditëlindjen dhe të uroj të inspirosh gjeneratat e reja edhe shumë e shumë vjet…” – kështu ka përfunduar Endriti urimin e tij ndërkohë që ndjekësit në Instagram kanë “përfituar” nga rasti për të shprehur urimet e tyre.

Babi Hashim Thaçi pa asnjë dyshim do jetë ndjerë shumë i lumtur. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje