Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Hashim Thaçi dekoron Dua Lipën me Medaljen Presidenciale të Meritave për Kontribut të Kulturës

August 10
14:53 2016

...

Mbrëmjen e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ka mbajtur një koncert në Prishtinë, një event i cili ka mbushur sheshin me plot 18 mijë njerëz të pranishëm. Këngëtarja ka performuar disa këngë të sajat dhe publiku e ka duartrokitur pafund. Dua është shprehur e emocionuar në Instagram, duke e quajtur një natë magjike mbrëmjen e djeshme, megjithatë emocionet për të nuk kanë përfunduar me kaq.

Paraditen e sotme, këngëtarja është dekoruar me  Medaljen Presidenciale të Meritave për Kontribut të Kulturës nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Ka qenë vetë presidenti që e ka bërë publik lajmin duke shprehur mirënjohje dhe gëzim për arritjet e Duas në botën e muzikës.

“Sapo prita Dua Lipën me babain e saj, këngëtarin e mirënjohur Dukagjinin. Pata kënaqësinë që Duan ta dekoroj me Medaljen Presidenciale të Meritave për Kontribut të Kulturës. Shpreha gëzim për arritjet e Duas në botën e muzikës dhe e falënderova për promovimin pozitiv që i bën Kosovës në mediat botërore. Kosova ka rini që sot po rrezatojnë me pozitivitet në të gjitha skenat, si sport, ashtu edhe muzikë, kulturë, art”,- shkruan Thaçi në Instagram.

Pas koncertit në Kosovë, Dua Lipa pritet të performojë sot në Tiranë në sheshin “Nënë Tereza”./Blitz.al/

Komento
Shperndaje