Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Harry Styles me look të ri! Kështu nuk e keni parë ndonjëherë

July 05
14:11 2016

...

Ka kaluar kohë që nga momenti kur Harry Styles  zbuloi nëpërmjet një posti në Instagram se kishte prerë flokët e gjatë.

Arsyeja se përse Harry ka hequr dorë nga flokët e gjatë është një rol në filmin World War II, por që nga momenti që i ka prerë është shfaqur në publik gjithnjë me kapuç duke mos e zbuluar pamjen e tij të re. Por ka qenë pikërisht e motra e Harry-t ajo që  ka treguar për të gjithë fansat e tij, në ditën e Pavarësisë së Amerikës, pamjen e re të këngëtarit. Më herët, rreth 8 javë më parë, këngëtari postoi në Instagram një foto të një bishti të prerë flokësh duke shkruar bashkëngjitur “whoops”, si për të na përgatitur se ndryshimi do të ishte i madh.

Harry me këta flokë duket me të vërtetë bukur e siç edhe shihet nga fotot gjatë xhirimit të filmit uniforma e ushtarakut gjithashtu  i shkon shumë.

Komento
Shperndaje