Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Harrojini të tjerat: Reagimi i Adele për performancën e Beyonce është më epiku që keni parë ndonjëherë!

Harrojini të tjerat: Reagimi i Adele për performancën e Beyonce është më epiku që keni parë ndonjëherë!
April 16
21:38 2018

Rikthimi i Beyonce-s në skenë në Coachella për herë të parë pas ardhjes në jetë të binjakëve, Rumi dhe Sir Carter na la të gjithëve të mahnitur… dhe shumë prej nesh akoma nuk e kanë marrë veten nga spektakli.

Të pranishmit në Indio, California, ata që e ndoqën nga shtëpia në livestream, në Youtube dhe të gjithë ata që e panë më vonë në site të ndryshme kanë dhënë secili reagime nga më të ndryshmet… por në mendje na kanë mbetur reagimet e personazheve të njohur.

Dikush postoi një status, dikush një video, dikush tjetër një foto, por reagimi më epik është padyshim ai i Adele.
Këngëtarja britanike e ka shprehur edhe më parë që është fansa më e madhe e Bey-t, por së fundmi, me postime në Instagram e ka treguar më së miri këtë.

Mood 1 #Beychella

A post shared by Adele (@adele) on

Mood 2 #Beychella

A post shared by Adele (@adele) on

Mood 3 #Beychella

A post shared by Adele (@adele) on

 

Siç shihet edhe në postimet më lart, Adele e ka shijuar në maksimum koncertin prej 100 minutash të Mbreterëshës B dhe të themi të drejtën, nuk i vëmë faj aspak!

Beyonce solli në Coachella një sërë hitesh të reja e të vjetra, bashkëshortin e saj, Jay Z për “Deja Vu”, Kelly Rowland dhe Michelle Williams (Destiny’s Child) dhe motrën, Solange duke provuar edhe njëherë që nuk njeh aspak konkurrencë.
Fundjavën e ardhshme, Bey pritet të ngjitet sërish në skenë për të dhuruar edhe njëherë spektakël… deri atëherë nuk na mbetet gjë tjetër veçse të shijojmë performancën e fundjavës së kaluar. /Blitz.al/

Shperndaje