Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Harrojini “50 hijet e Greit”! Dakota Johnson na tregon “50 hije për të qeshur”

Harrojini “50 hijet e Greit”! Dakota Johnson na tregon “50 hije për të qeshur”
February 01
12:18 2017

Dakota Johnson është protagonistja e filmit “50 hijet e Greit”. Shumë shpejt pritet të dalë në kinema seria e dytë me titull “50 hije më të errëta”.

Aktorja e njohur ka qenë e ftuara e radhës në emisionin e Jimmy Fallon “The Tonight Show”. Në një intervistë të titulluar “50 hije për të qeshur”, Dakota e ka lënë pas pasionin dhe erosin duke nxjerrë në pah një Anastasia Steel plot humor. E pra, mund të qeshësh edhe me këtë film. Dakota dhe Jimmy kanë improvizuar skenën ku zoti Grei dhe Anastasia takohen për herë të parë në zyrën e tij kur ajo shkon t’i bëjë një intervistë.

Por duke improvizuar një version tjetër akoma edhe më të mirë. Jimmy në rolin e Christian Grey ka provokuar shumë të qeshura, por edhe Dakota nuk mbetej pas. Jo vetëm shikuesit, por edhe ata vetë kanë qeshur me lot gjatë xhirimit. Ndoshta ajo duhet të provojë të luajë edhe në një komedi. Mund të ketë sukses./Blitz.al/

Komento
Shperndaje