Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Harrojeni Becky-n! Jay Z dhe Beyonce më pranë se kurrë

Harrojeni Becky-n! Jay Z dhe Beyonce më pranë se kurrë
June 17
20:14 2016

 

Nëse menduat se  marrëdhënia Bey-Jay ishte drejt fundit për shkak të Becky-t me flokë të bukur, atëherë jeni gabim.

Çifti Carter-Knowles janë shfaqur në finalen e NBA-së mbrëmjen e kaluar pranë njëri- tjetrit, duke dhënë një mesazh për të gjithë ata që menduan se martesa e tyre ishte drejt fundit.

Veshur me një kostum ngjyrë blu, Beyonce dhe reperi Jay Z janë fokusuar herë pas here nga kamerat duke qeshur dhe duke u përqafuar me njëri-tjetrin, duke na dhënë përshtypjen se kjo mund të jetë një thjesht një pasdite romantike për “Bonnie & Clyde”-in e kësaj dekade.

Albumi i fundit i Queen B hodhi dyshime mbi një tradhti të mundshme  të Jay Z-së, por ajo ç’ka shohim është krejt e kundërta: një lidhje tepër e lumtur.

Etiketimet
Shperndaje