Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Harroi të fikte mikrofonin, moderatorja shqiptare ofendon futbollistin në transmetim: “O idiot”

Harroi të fikte mikrofonin, moderatorja shqiptare ofendon futbollistin në transmetim: “O idiot”
May 26
09:25 2019

Flaka Krelani dhe motra e saj Qëndresa ose ndryshe Qeqa kanë qenë të ftuara në “Xing me Ermalin”.

Qëndresa nuk është një emër i panjohur pasi është komentatorja e parë shqiptare në futboll. Ajo është pyetur nga Ermal Mamaqi nëse ka patur ndonjë moment të sikletshëm gjatë transmetimeve të ndeshjeve dhe ajo ka treguar se ka harruar të fikë mikrofonin dhe ka quajtur një futbollist “idiot”.

“Ishte duke luajtur Kosova me Danimarkën dhe është një futbollist Edon Zhegrova që nuk e kam qejf, më duket i dashuruar me vetveten ai çuni. Kishte dy shanse brenda një shansi, ta pasonte ose ta bënte vetë golin. Teksa po komentoja, mendova se e fika mikrofonin dhe ja dhashë fjalën kolegut. ‘Po gjuaje o idiot’. U dëgjova live dhe doli në transmetim. Redaktori ma hoqi mikrofonin dhe tha: ‘U çmende?”- ka rrëfyer Qëndresa mes të qeshurash./blitz.al/

Komento
Shperndaje