Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Harnaam Kaur merr çmimin Guinness si gruaja më e re me mjekër

Harnaam Kaur merr çmimin Guinness si gruaja më e re me mjekër
September 10
14:26 2016

Harnaam Kaur është vajza e cila ka thyer barrierat duke rritur mjekrën e saj. 24-vjeçarja ka hyrë në rekordet Guinness si gruaja më e re me një mjekër të plotë.

“Unë jam shumë krenare për këtë rekord, jam rritur duke lexuar “Librin e Rekordeve Guinnes” dhe tani jam vetë pjesë e tij. Shpresoj se ata që do ta lexojnë ose do të shohin rekordin tim të frymëzohen dhe ta marrin me pozitivitet. Nuk ka rëndësi se kush jeni dhe si dukeni, ju jeni thjesht të mahnitshëm”.

Kaur filloi të rriste qimet e fytyrës për shkak të një problemi në vezore. Ajo tregon se jeta e saj u bë një ferr dhe ka menduar të vrasë veten pas ofendimeve që i bëheshin. Më pas ajo vendosi që atë energji negative ta kthente në pozitive dhe të jetojë e lumtur ashtu siç është./Blitz.al/

Komento
Shperndaje