Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Hapen dyert e shtëpisë së Prince për publikun

Hapen dyert e shtëpisë së Prince për publikun
August 25
12:52 2016

Shtëpia, studio dhe pasuritë private të Prince janë hapur për publikun 6 muaj pas vdekjes së tij.

Kompania që mbikqyr pasuritë e tij do të hapë “Paisley Park” ku vizitorët do të mund të shohin të gjitha pasuritë private të Prince. “Paisley Park” do të hapet në 6 tetor. Motra e Prince, Tyka Nelson ka thënë se hapja e “Paisley Park” është diçka që Prince ka dashur gjithmonë ta bëjë.

Shumë pak njerëz kanë patur mundësinë për të bërë këtë turne gjatë jetës së tyre dhe ndër këta janë Elvis Presley dhe Prince. Fansat e tij nga e gjithë bota kanë mundësinë të shohin se si ka jetuar ai.

Në këtë turne njerëzit do të kenë mundësi të shohin edhe studiot ku Prince ka regjistruar këngët. Biletat do të kushtojnë rreth 38.50 $ për 70 minuta gjithashtu do të ketë turne VIP për njerëzit që dëshirojnë të shohin “Paisley Park” në grupe të vogla./Blitz.al/

Shperndaje