Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Hallet e të qenurit seksi! Big Mama: Dje më thonin motër, sot ma lypin të gjithë!

Hallet e të qenurit seksi! Big Mama: Dje më thonin motër, sot ma lypin të gjithë!
December 16
11:45 2017

Ajo është padyshim një nga personazhet më komikë dhe më karizmatikë në shoëbizzin shqiptar.

Po flasim për Big Mama-n, e cila nuk e ka problem ta thotë që mendon, hapur dhe pa i vënë vetes barrier siç ndodh rëndomë, jo vetëm në shoëbizz, por edhe në përditshmëri.

Dhe imagjinojeni pak Big-un përballë Arjan Çanit!

“Ore, po më sheh me një sy… s’më ke parë më parë me këtë sy”, – i përgjigjet Sexy Mama ngacmimit të Çanit. “Kur vija herët e tjera, më thoje bullafiqe, tani po më sheh pak më seksi, sikur më gjuan. Ore, s’je i vetmi! Të gjithë shokët e ngushtë kanë filluar të më ngacmojnë. Jam habitur. Deri dje më thonin të gjithë motër, motër, e tani po ma lypin!”

Sigurisht, kjo është thënë me të qeshura nga Big-u, por aq seksi sa është bërë “Sexy Mamma” nuk është fare, po fare çudi të ndodhë diçka e tillë. /Blitz.al/

Shperndaje