Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Halle Berry ka një mesazh për femrat e mbijetuara të dhunës në familje

Halle Berry ka një mesazh për femrat e mbijetuara të dhunës në familje
October 14
10:21 2016

Halle Berry ka postuar një foto në Instagram dhe bashkangjitur me të ka shkruar edhe një poezi, të cilën autori ua dedikon femrave të dhunuara.

Në këtë foto Halle mban një kurorë në kokë dhe shkruan: “ Ky shkrim shkon për të gjitha mbretëreshat që kanë vuajtur nga ndonjë formë e dhunës në familje. Mendoj se ky shkrim është i përkryer për to.

Poemë e shkurtër nga Michael E.Reid: “Të dashura gra, ndonjëherë ju duhet të jeni më shumë se gra. Shumë të zgjuara. Shumë të bukura, shumë të forta,  Kjo e bën një mashkull të ndihet më pak burrë siç ju bëjnë ju të ndiheni më pak gra.

Gabimi më i madh që mund të bëni është të hiqni bizhuteritë nga kurora juaj për ta bërë më të lehtë atë. Kur kjo ndodh ju keni nevojë për mirëkuptim sepse nuk keni nevojë për një kurorë të vogël…. Ju duhet një njeri me duar të mëdha”.

Berry ka bërë tag në këtë foto edhe qendrën Jenesse, e cila ka një program për dhunën në familje në Los Angelos. Aktorja e ka bërë këtë për të ndihmuar të gjitha femrat që mos t’i nënshtrohen dhunës, por të ngrenë zërin për të drejtat e tyre.

Berry ka qenë pre e dhunës në familje. Ish-i dashuri i saj e ka goditur dhe i ka  shpuar daullen e veshit para shumë vitesh. Për këtë arsye ajo shprehet se i kupton dhe i mbështet femrat e dhunuara pasi ka qenë vetë si ato. /Blitz.al/

halle

Shperndaje