Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Hajrie Rondo përlotet në studio: “E vështirë të bashkëbisedosh me sëmundjen…”

Hajrie Rondo përlotet në studio: “E vështirë të bashkëbisedosh me sëmundjen…”
October 26
17:37 2016

Një nga ngjarjet kryesore të kësaj jave, që bëri jehonë në mediat tona, ishte rikthimi i aktores së njohur, njëkohësisht “Mjeshtres së Madhe”, Hajrie Rondo, në skenën e Teatrin e Metropolit. Pas një periudhe të gjatë vuajtjeje nga sëmundja e rëndë e kancerit, Rondo u rikthye në rolin kryesor të pjesës “Tre dhëndurët”.

E ftuar në emisionin e pasdites në Tv Klan, “Rudina”, aktorja ka treguar se e ka vuajtur pa masë mungesën në skenë dhe larg publikut. “Situata që kalova [sëmundja] më bëri të largohem nga ekrani. Nuk doja të largohesha, por s’kisha rrugë tjetër”, – është shprehur Rondo.

Ajo ka treguar më pas edhe për arsyet që e kthyen në skenë: “U riktheva sepse vetëm ne e dimë ç’do të thotë të jesh një aktore. Ajo që më riktheu ishte edhe vepra. Mua më tërheq pamasë fryma  shqiptare e nuk mund t’i thosha “jo” një roli të tillë. Më pas, një arsye tjetër është edhe regjisori Ylli Pepo me drejtoreshën e Teatrit, të cilët me mbështetjen dhe kushtet ma bënë më të lehtë të rikthehem.

Këto më bënë të ngjitesha në skenë. Ishte e vështirë pas një situate të atillë, ku ti je e mbyllur në shtëpi, rri vetëm në krevat dhe bashkëbisedon me sëmundjen, por ia arrita”, – ka treguar “Mjeshtrja e Madhe” e skenës. “Arrita t’i bëja paralelisht të dyja: edhe terapitë mjekësore, edhe terapinë shpirtërore, që është teatri. I vendosa në peshore dhe ia dola”.

Më tej, aktorja e nderuar ka thënë se ka shtyrë kimioterapinë e 13-të, në mënyrë që të mos humbte premierën e shfaqjes.

Në emision u shfaqën më pas disa role të luajtura nga Rondo, si Tana e shumë të tjerë, të cilët e bënë të përlotet në studio: “Jemi të ndjeshëm ne artistët…”. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje