Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Hacker”-at kërcënojnë me publikimin e videos erotike me Tyga-n, reagon Kylie Jenner

“Hacker”-at kërcënojnë me publikimin e videos erotike me Tyga-n, reagon Kylie Jenner
June 06
14:02 2016

Pak ditë më parë, llogaria në Twitter e bukuroshes së klanit Kardashian-Jenner, Kylie, është vjedhur nga disa “hacker”-a, të cilët jo vetëm kanë luajtur duke bërë statuse të tipit “Më pëlqen të bëhem e famshme pa talent” dhe komenteve thumbuese në profilin e Justin Bieber, si: “Dua një marrëdhënie me organin tënd gjenital”, por gjithashtu kanë paralajmëruar me një status se do të publikojnë një video erotike të saj me ish-të dashurin, reperit Tyga.

Pikërisht në këtë moment Kylie Jenner ka reaguar në një video në Snapchat ku tregon: “E di që ma kanë vjedhur llogarinë në Twitter dhe s’më intereson! Le të luajnë sa të duan. Dhe sa për videon erotike, pa merak, nuk do të keni kurrë një video erotike timen”, – ka thënë ajo.

Ndërkohë, dyshohet se i njëjti person që i ka vjedhur Kylie-t llogarinë në Twitter, i ka vjedhur edhe Katy Parry-t javën e kaluar profilin e saj po në të njëjtin rrjet social.

Nuk dihet ende nëse të dyja vajzat do ta dërgojnë këto raste vjedhjeje nëpër institucionet përkatëse për denoncim, por ajo çka duket qartë është se të dyja nuk po e marrin me shumë seriozitet dhe nervozizëm këtë gjë, pasi ato janë treguar të qeta në reagimet e tyre në rrjete të tjera sociale, si Instagram apo Snapchat.

Shperndaje