Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Habiten fansat nga ky gjest i guximshëm i këngëtares shqiptare!

Habiten fansat nga ky gjest i guximshëm i këngëtares shqiptare!
September 30
13:11 2016

Jemi mësuar tanimë që edhe artistët shqiptarë nuk i kursejnë ndryshimet drastike në look-un e tyre, kjo sepse ata duan shpesh të dalin janë kornizave që janë mësuar dhe të thyejnë kështu disa “rregulla” që shoqëria ka përcaktuar. Megjithatë, ka edhe raste kur këto ndryshime nuk bëhen thjesht për kënaqësi apo për ndryshim, por për gjeste humanitare. Një nga këto është edhe qethja e flokëve.

Nuk dihet se cila është arsyeja: një dhurim i flokëve apo thjesht një ndryshim look-u për një klip, por këngëtarja Eliza Hoxha ka vendosur të habisë fansat me disa fotografi në Instagram ku shfaqet pa flokë fare.

Mirëpo ekziston edhe mundësia që kjo të jetë thjesht një parukë që Eliza Hoxha ka vendosur për ndonjë projekt të radhës.

Gjithsesi, cilado qoftë arsyeja e këtij ndryshimi, duhet thënë se Eliza duket mjaft bukur! /Blitz.al/

eliza2

elizq1

Shperndaje