Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Habit Valer Kolnikaj: “Meshkujt e famshëm shqiptarë më dërgojnë mesazhe “hot”!”

Habit Valer Kolnikaj: “Meshkujt e famshëm shqiptarë më dërgojnë mesazhe “hot”!”
November 12
10:01 2016

Valer Kolnikaj, ish-banor në “Big Brother” dhe që për pak kohë mbajti edhe rolin e opinionistit në këtë edicion të “Top Show Magazine”, nuk i kursen asnjëherë deklaratat e forta dhe që bëjnë mjaft zhurmë në publik.

Në programin radiofonik në Nrg Radio,  “Sillikon”, me Aulona Mustën dhe Fatma Haxhialiun, pyetjes nëse ka meshkuj të famshëm shqiptarë që i shkruajnë dhe e ngacmojnë seksualisht, Valeri i është përgjigjur me mjaft sinqeritet, duke thënë se shumë personazhe të televizionit shqiptar i shkruajnë dhe i dërgojnë mesazhe “hot”. Ai madje ka thënë se nëse do të donte t’i përdorte këto mesazhe dhe t’i bënte publike dhe do t’i vinte vërtet në vështirësi meshkujt e ekranit shqiptar, por ai nuk e bën këtë sepse nuk është tip i tillë.

Natyra karizmatike dhe deklaratat pa dorashka të Valerit njihen tanimë nga të gjithë, kështu që çdo gjë që thotë ai nuk është më e habitshme… /Blitz.al/

Komento
Shperndaje