Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Habit personazhi i njohur: Vajzat e showbizz-it shqiptar, gjestet vlerësuese i konsiderojnë “lypje”

Habit personazhi i njohur: Vajzat e showbizz-it shqiptar, gjestet vlerësuese i konsiderojnë “lypje”
June 18
21:11 2017

Albatros Rexhaj ka qenë i ftuari i radhës në emisionin “Thumb” të Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut. Prej kohësh, shkrimtari i njohur shfrytëzon Instagram-in e tij për të hedhur shkrime vlerësuese ndaj figurave të njohura në Shqipëri. Një arritje e tyre ka tërhequr vëmendjen e Albatrosit, i cili ka zgjedhur t’i komplimentojë në këtë mënyrë. Megjithatë, jo gjithmonë personazhet  ia kanë ditur për “faleminderit”. Gjatë intervistës Albatrosi është shprehur se shumë vajza e kanë keqkuptuar. I pyetur nga Fatma lidhur me këtë ai ka treguar:

“Ka pasur  edhe nga ata që e kanë keqkuptuar pasi jo gjithkush e  kupton motivimin që i jep duke shkruar. Po, ma kanë marrë edhe për “lypje” . Megjithatë ka pasur edhe nga ato që më kanë ngacmuar vetë. Por edhe u kam rezistuar”./Blitz.al/

Shperndaje