Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Habit Kastro Zizo: “Mysafirë alienë, zombie dhe gjysmë pela! Unë po ndërtoj shpellën time”

Habit Kastro Zizo: “Mysafirë alienë, zombie dhe gjysmë pela! Unë po ndërtoj shpellën time”
November 09
11:54 2016

Ka vendosur të reagojë krejt ndryshe nga të tjerët Kastro Zizo lidhur me fitoren e Donald Trump si president i SHBA-ve. Ai e ka lidhur direkt këtë fitore me faktin se seriali vizatimor “The Simpsons” e ka transmetuar momentin e fitores së Trump-it 16 vite më parë.

kastro

“Kjo seri është transmetuar 16 vite më parë. Në shumë detaje janë parashikuar jo vetëm Trump-i, por edhe detaje të fushatës së tij. Mos vallë fantashkenca në filma është thjesht e ardhmja jonë e afërt? Nëse është kështu presim mysafirë alienë, zombie, gjysmë pela, gjysmë ketra. Atëherë duhet të blejmë shumë konserva, ushqim, dashuri dhe të bëjmë një shpellë në mal! Unë po e ndërtoj shpellën time, bëje edhe ti!” – ka përfunduar Kastro.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje