Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Habit Gigi Hadid! Rrëfen se dietat drastike i kanë shkaktuar këtë sëmundje…

Habit Gigi Hadid! Rrëfen se dietat drastike i kanë shkaktuar këtë sëmundje…
December 09
11:26 2016

Përveç karrierës së saj të suksesshme në modeling, Gigi Hadid ka treguar se ajo ka bashkëjetuar për një kohë të gjatë me një sëmundje shumë të vështirë.

“Ky viti i fundit ka qenë një tmerr! Metabolizmi im ishte shkatërruar nga një çrregullim në tiroide”, – ka treguar 21- vjeçarja. “Kam shumë kohë që po marr mjekim dhe për sfilatën e Victoria’s Secret nuk mund të dobësohesha më shumë për shkak të ilaçeve, thjesht u mundova që të kisha muskujt në formën më të mirë”, – është shprehur ajo.

Ajo ka treguar se e vetmja mënyrë për të mbajtur një trup të mirë është stërvitja e  vazhdueshme sepse për sa u përket dietave drastike ato ta shkatërrojnë organizmin. Hadid ia vendos fajin pikërisht dietave për çrregullimin e saj dhe mendon se nuk duhet sakrifikuar deri në këtë pikë. /Blitz.al/

Shperndaje