Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Habit Drilon Hoxha: “Kisha qejf  të hyja në Portokalli por ai zotëria më pengoi karrierën”

Habit Drilon Hoxha: “Kisha qejf  të hyja në Portokalli por ai zotëria më pengoi karrierën”
December 10
13:43 2017

Aktori i njohur Drilon Hoxha  u bë i  njohur në spektaklin “Ti vlen” për talentin e tij në imitim. Ai gjithashtu ka marrë pjesë disa herë në spektaklin e humorit “Portokalli” ku ka imituar figurën e ish-kryeministrit Berisha.

Driloni ishte i ftuari i rradhës në emisionin “Mos i fol shoferit” ku  ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë:

”Unë kisha qejf të hyja tek Portokallia, por ka qenë një kolegu im edhe i joti aty, që s’po ja përmendim emrin dhe ky na u ankua dhe tha pse ai bën rolet e mia, s’ka kuptim më çoi deri në gjysëmfinale dhe aq.

“Ky zotëria na kërkoi një gjest më të madh duke thënë po se bëra unë Berisha nuk bëhet”- u shpreh Driloni

Aktori nuk ka përmendur emra por kuptohet shumë mirë se ai e ka për moderatorin dhe aktorin e humorit Agron Llakaj  që sipas tij nuk e ka lënë të bëjë karrierë në Portokalli. /Blitz.al/

Share