Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Habit aktorja e njohur: “Donald Trump ishte i fiksuar pas meje!”

January 21
17:03 2017

4 vite më parë, aktorja e njohur e “Twilight Saga”, Kristen Stewart, u “kap mat” duke tradhtuar partnerin e saj, Robert Pattinson.

Kjo nuk i shpëtoi as syrit vigjilent të Trump, i cili shkroi një sërë statusesh në Twitter, ku “kryqëzonte” Stewart për veprimet e saj, të cilat sipas tij ishin të shpifura.

Sot, vite më pas, Kristen është pyetur nga “Variety” në Festivalin e Filmit Sundance se ç’mendonte për këtë dhe përgjigjja e saj ishte: “Ai ishte i fiksuar pas meje para disa vitesh… me të vërtetë i fiksuar, aq sa mendoja se ishte një çmenduri”.

“Nuk e kuptoj dot. Me të vërtetë nuk e kuptoj. Është diçka të cilën as nuk e konceptoj dot. Çmenduri!” – ka përfunduar aktorja. /Blitz.al/

 

Shperndaje