Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gwyneth Paltrow: “Mund të jesh grua inteligjente dhe ta duash seksin në të njëjtën kohë”

Gwyneth Paltrow: “Mund të jesh grua inteligjente dhe ta duash seksin në të njëjtën kohë”
April 13
12:53 2016

Nuk është sekret që Gwyneth Paltrow i shijon të mirat e jetës. Por si të gjitha nënat që punojnë asaj i duhet të përballet me situata të ndryshme. Gwyneth ka pohuar se ende nuk ka takuar dikë që nuk është i ngarkuar me shumë përgjegjësi. “Të gjithë miqtë dhe kolegët e mi përpiqen të bëjnë gjithçka për një standard më të lartë, edhe pse në fund ndihemi pafund të lodhur”,  – ka thënë  Paltrow.

Gwyneth i është përkushtuar në të gjitha aspektet “Goop”, biznesit të saj dhe pohon se është përgjegjëse për çdo foto, çdo pjesë të përmbajtjes dhe çdo produkti që po bëjnë duke e quajtur veten krijuese në këtë pjesë. Gjithashtu, pjesëmarrja e saj nuk kufizohet me kaq pasi ajo është e përfshirë edhe në pjesën e biznesit dhe strategjive. Megjithatë biznesi nuk është prioriteti pasi në krye të listës qëndron roli i saj si nënë. Ajo është nënë e dy fëmijëve, vajzës Apple Martin 11 vjeç dhe djalit Moisiu Martin 10 vjeç.

“Nëse gatuaj për fëmijët diçka të shijshme dhe ulemi për të ngrënë e lë telefonin larg dhe me të vërtetë i dëgjoj fëmijët, pasi do të thotë shumë më shumë sesa paratë në bankë”,- thotë ajo.

Për Gwyneth është e rëndësishme të punojë me njerëz që ndajnë  qëndrime të ngjashme rreth balancimit të përgjegjësive personale dhe profesionale. “Goop” punëson kryesisht gra, edhe pse ka dy burra në ekip. Ajo rrëfen se i pëlqen të punojë me nëna, pasi ato dinë të kujdesen për biznesin: ”Njerëzit shpesh kanë idenë e gabuar se nuk mund të jesh një nënë dhe biznesmene e suksesshme dhe të pëlqesh seksin në të njëjtën kohë. Si është një grua inteligjente dhe e suksesshme në jetën e saj seksuale? Duket se për disa është me të vërtetë e vështirë t’i integrosh të gjitha. Është si të thuash, Gwyneth është e suksesshme në biznes, por bën edhe seks, sikur nuk shkojnë këto gjëra bashkë. Por unë mendoj se kjo është e gabuar dhe se është e rëndësishme, si gra dhe si nëna, që të japim mesazhin se seksualiteti ynë nuk humbet dhe as lihet pas dore në momentin që bëhesh nënë apo je një grua në karrierë.  Unë mendoj se gratë që punojnë në “Goop” mund t’ju tregojnë se balanca mes punës dhe jetës është mjaft e mirë. Ne duam ta shijojmë jetën, por atje ka shumë gjëra për të bërë. Ne jemi të gjithë të njohur me faktin se mund të arrijmë atë që kemi përcaktuar për të arritur”, – ka përfunduar aktorja.

Komento