Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gwyneth Paltrow dhe Chris Martin i japin fund martesës

Gwyneth Paltrow dhe Chris Martin i japin fund martesës
July 16
14:59 2016

...

Gwyneth Paltrow dhe Chris Martin, në bazë të një vendimi të gjykatës, janë zyrtarisht të ndarë.  Vendimi është nënshkruar  nga një gjykatës në Los Angeles këtë të enjte, edhe pse ata kishin rreth dy vite që nuk bashkëjetonin.  Aktorja dhe një nga anëtarët e grupit Coldplay u martuan në dhjetor të vitit 2003 dhe nga kjo martesë lindën dy fëmijë tanimë 12 dhe 10 vjeç.

Çifti  njoftoi në dhjetor të vitit 2014 se tashmë marrëdhënia e tyre ishte drejt fundit  duke e quajtur me një term të ri dhe të çuditshëm lidhjen e tyre, një gjendje “jo çift i ndërgjegjshëm”. Paltrow paraqiti kërkesën për divorc pak kohë më vonë duke dhënë si shkak kryesor papajtueshmërinë në çift. Megjithatë, pavarësisht kësaj, aktorja ka një marrëdhënie të ngushtë me ish-bashkëshortin e saj dhe ndihet krenare për këtë.

“Ishte një kohë e vështirë në jetët tona. Ju mund të ngeleni një familje, edhe pse  nuk mund të jeni më një çift dhe marrëdhënia e mirë me ish-partnerin e bën situatën më pak dramatike edhe për fëmijët”,- është shprehur Gwyneth për BBC.

Komento
Shperndaje