Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gwen Stefani rikthehet në “The Voice”. Po Miley Cyrus?

Gwen Stefani rikthehet në “The Voice”. Po Miley Cyrus?
October 18
18:47 2016

Gwen Stefani do të rikthehet në “The Voice”. Stefani do të ulet në panelin e gjyqtarëve së bashku me Alicia Keys, Adam Levine dhe Blake Shelton si trajnerë për sezonin e 12-të të kompeticionit muzikor, i cili do të fillojë më 17 shkurt 2017. Por çfarë do të bëhet me Miley Cyrus? Miley do të ulet në panelin e trajnerëve në sezonin e 13-të.

“Ne mezi presim të zbulojmë kiminë unike që do të shihet mes Gwen, Alicia, Blake dhe Adam në sezonin e ri”,- është shprehur Paul Telegdy, pjesë e NBC Entertainment, në një deklaratë. Pjesë e këtij paneli kanë qenë edhe emra shumë të njohur të muzikës, si Shakira, Pharrell Williams, Usher dhe Cee-Lo Green, Levine dhe Shelton. Deri tani ky program numëron plot 14.7 milionë shikues./Blitz.al/

Komento
Shperndaje