Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gwen Stefani i uron ditëlindjen të dashurit në këtë mënyrë

Gwen Stefani i uron ditëlindjen të dashurit në këtë mënyrë
June 19
13:41 2016

Blake Shelton feston sot ditëlindjen dhe e dashura e tij, Gwen Stefani, ka gjetur një mënyrë të veçantë për ta uruar.

Këngëtarja ka postuar në Twitter një foto të Shelton kur ka qenë i vogël: “Gëzuar ditëlindjen njeriut më të mirë që kam takuar ndonjëherë!”- ka shkruar ajo. Në statusin e  mëvonshëm në Instagram ajo e ka quajtur të dashurin “njeriun e saj të preferuar” dhe sërish e ka uruar nëpërmjet fotove të fëmijërisë, edhe pse ai sot mbush 40 vjeç.

Çifti filloi të dilte shtatë muaj më parë dhe janë shprehur shpesh se ndihen të lumtur bashkë. Shelton dhe Stefani u kanë dhënë fund lidhjeve të mëparshme vitin e kaluar, Shelton nga Miranda Lambert në korrik dhe Stefani nga ish-bashkëshorti Gavin Rossdale pak javë më vonë.

Happy birthday to @blakeshelton literally my favorite person gx

A photo posted by Gwen Stefani (@gwenstefani) on

Komento
Shperndaje