Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gwen Stefani feston në mënyrë të veçantë ditëlindjen e të birit

May 29
18:40 2016

Gwen Stefani patjetër që ka fituar disa pikë si “mami më e mirë” për djalin e saj.

Këngëtarja dhe trajnerja e “The Voice” ka festuar ditëlindjen e të birit këtë të enjte duke përjetuar bashkë me të disa aventura emocionuese, të cilat ajo është kujdesur t’i dokumentojë në Snapchat. Kingston u bë 10 vjeç dhe Stefani e festoi ditëlindjen e djalit  të saj të vogël në një udhëtim dhe duke peshkuar. Më vonë me ta është bashkuar edhe i dashuri i këngëtares, Blake Shelton, për një xhiro me helikopter. Në fotot që Gwen ka shpërndarë, të dy nënë e bir duken shumë të ngazëllyer dhe me kufje në vesh. Këngëtarja postoi gjithashtu një foto me të dashurin e saj Blake me mbishkrimin “Showtime”.

Kujtojmë që Gwen para pak muajsh ka firmosur divorcin me ish-bashkëshortin Gavin Rossdale, me të cilin ka tre fëmijë: Kingston, Zuma dhe Apollo.

Shperndaje