Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gwen Stefani dhe Blake Shelton së shpejti dasmë

Gwen Stefani dhe Blake Shelton së shpejti dasmë
October 09
17:01 2016

Gwen Stefani dhe Blake Shelton kanë filluar të dalin bashkë që prej vitit 2015 e aktualisht po qarkullojnë fjalë se çifti po planifikon një dasmë.

Një burim ka treguar se asnjëri prej të dyve nuk e ka me ngut martesën.

“Gwen dhe Blake duan të martohen, por duan të presin çastin e duhur dhe t’i bëjnë gjërat ashtu si duhet. Do të presin deri verën e ardhshme për t’u martuar. Ndoshta edhe pse për të dy kjo është martesa e dytë, ata preferojnë të bëjnë diçka të vogël në Las Vegas. Gwen mendon se gjërat duhen bërë pak më tradicionale kjo për shkak të fëmijëve të saj”,- ka rrëfyer burimi.

Më herët ka pasur disa thashetheme se çifti do të celebrohej këtë fundvit e madje kishin punësuar Jerri Woolworth, një nga dekoruesit më të njohur për të organizuar dasmën e tyre.

Stefani ka tre fëmijë nga martesa e parë me muzikantin Gavin Rossdale, me të cilin u nda pas 13 vitesh martesë. Shelton u nda nga Miranda Lambert pas katër vitesh martesë në korrik 2015. Stefani dhe Shelton u njohën fillimisht në spektaklin “The Voice”.

Komento
Shperndaje