Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Grupi “One Direction” humbet një tjetër anëtar!

Grupi “One Direction” humbet një tjetër anëtar!
July 23
10:24 2016

Pas lamtumirës së shumëpërfolur të Zayn Malik, i cili arriti të firmoste një kontratë me ‘Columbia Records’, tashmë edhe Liam Payne ka deklaruar se ka firmosur një kontratë si solist me shtëpinë britanike diskografike “Capitol Records”.

Grupi ka deklaruar zyrtarisht se do të marrë një vit ‘pushim’, por shumë prej fansave të tyre nuk kanë shumë shpresa se “One Direction” do të arrijë të kthehet ai i dikurshmi, në kaq pak kohë.

“Ndihem shumë i lumtur që firmosa kontratën për një shtëpi diskografike prestigjoze si ‘Capitol Records UK’. Në të shkuarën ka pasur ndër këngëtarët e saj edhe Frank Sinatra-n, prandaj mezi pres të futem e të jem pjesë e historisë së tyre!” – shprehet 22-vjeçari Payne.

Më pas, në komunikatën e tij shton:

“One Direction do të jetë gjithnjë familja ime, por tani dua të tregoj se çfarë di të bëj si solist!”