Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Grupi i famshëm këndon bashkë pas 30 vitesh, fansat kërkojnë ribashkimin e tyre

Grupi i famshëm këndon bashkë pas 30 vitesh, fansat kërkojnë ribashkimin e tyre
June 07
11:29 2016

Grupi i famshëm ABBA dukej se nuk do të bashkohej kurrë, por më në fund ia ka dalë të kthejë në realitet ëndrrën e shumë fansave, që mezi e kanë pritur këtë moment. Yjet suedeze më në fund u ngjitën edhe njëherë bashkë në skenë për të kënduar një këngë.

Kjo ndodhi në eventin ku festohej 50-vjetori  i takimit të muzikantëve Bjorn Ulvaeur dhe Benny Andersson, dy pjesëtareve të grupit, të cilët që prej atij momenti krijuan një partneritet për t’u pasur zili dhe krijuan më pas një nga grupet muzikore më të pëlqyera.

Në fillim ishin vetëm Agnetha dhe Frida ato që nisën të këndonin, por gjatë mesit të këngës “You And I” u bashkuan të gjithë duke i bërë qejfin të gjithë turmës që thërriste emrin e tyre.

“Ishte një mrekulli! Shumë emocionuese. Rrugëtimi ynë muzikor ka shkruar histori dhe jam shumë krenare për këtë. Çfarë nostalgjie!” – ka thënë Agnetha për të përditshmen suedeze “Expressen”.

Brohoritjet dhe entuziazmi i fansave ishte aq i madh sa mund t’i bëjë anëtarët e ABBA-s të rimendojnë një bashkim. Megjithatë, ata kanë treguar se kanë një frikë të brendshme për sa i përket bashkimit sepse nëse gjërat nuk shkojnë ashtu siç priten, mund të shuhet edhe e shkuara e tyre e lavdishme.

Gojët e liga kanë përhapur nëpër media fjalën se ABBA kanë kërkuar një shumë prej 1 miliard dollarësh për t’u kthyer sërish bashkë në skenë, por ato u hodhën poshtë mbrëmjen e djeshme teksa u vu re përlotje e anëtarëve të grupit dhe një turme që këndonte bashkë me ta, duke shpërndarë kështu një emocion të rrallë, që vështirë të blihet me një shumë parash.

Shperndaje