Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Grupi “Backstreet Boys” thyen një rekord të pazakontë Guinness

May 17
10:27 2016

 

Vëmendje fëmijë dhe adoleshentë të viteve ’90! Grupi juaj i preferuar, “Backstreet Boys”, ka vendosur një rekord të ri në “Guiness World Record”- dhe nuk është rekordi i bandës më të mirë të të gjitha kohërave!

BSB ka thyer rekordin e “sa më shumë nacionalitete brenda një “jacuzzi””. Po, po e lexuat saktë! Ju duket e zakonshme? Me siguri jo. Është impresionuese? Tërësisht. Pjesa më e bukur e këtij lajmi është se grupi i djemve BSB kanë bërë bashkë një grup fansash nga e gjithë bota për të marrë pjesë në këtë iniciativë të tyren. Nga Zvicra në Itali, 30 përfaqësues nga 30 nacionalitete të ndryshme, mbështetës të BSB, i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për të thyer një rekord të çuditshëm, por argëtues.

Të gjithë bashkë ata janë futur në një “jacuzzi” dhe kanë ndenjur  në ujë së bashku për rreth 5 minuta. Për këtë arritje, A.J. McLean është shprehur: “Ka qenë e mrekullueshme që morëm pjesë në “Guinness World Records” dhe fakti që ishim bashkë me fansat tanë ka qenë një shtysë më e madhe. Gjithashtu ky rekord i ri ishte i një lloji tjetër, çka e ka bërë edhe më argëtuese këtë sfidë”.

 

Etiketimet
Shperndaje