Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gruaja e Robbie Williams: Sa herë që hap televizorin del ndonjëra me të cilën ka shkuar burri im

Gruaja e Robbie Williams: Sa herë që hap televizorin del ndonjëra me të cilën ka shkuar burri im
June 25
14:00 2016

Ata janë të martuar prej 6 vitesh dhe kanë bashkë dy fëmijë. Ayda Field ka provuar sesa e fortë është martesa e saj me Robbie Williams pasi ka treguar se ky i fundit ka qenë shumë i sinqertë për të shkuarën e tij. Ajo ka treguar se madje tani ata bëjnë edhe shaka me njëri-tjetrin mbi këtë fakt. “Sa herë hapim TV, del ndonjë femër me të cilën ai ka shkuar në krevat”, – tregon gruaja e Williams.

Ajo më pas ka vazhduar: “Më interesantja është se më ka ndodhur njëherë të ballafaqohem me një grua me të cilën ai kishte fjetur pikërisht në një klasë ku disa mama ishin mbledhur për të diskutuar. Ndërkohë që një grua fliste, Robbie më zë të ulët më tregonte se kishte fjetur me të por as nuk i kujtonte emrin…”, – ka treguar mes të qeshurave Ayda.

Ndërkohë ajo ka thënë gjithashtu se e merr me sportivitet të gjithë këtë histori për aq kohë sa këto janë gjëra që tashmë kanë kaluar dhe nuk ia vlen të mërzitet apo stresohet mbi femra të cilat kanë qenë me Robbie Williams para se ai të njihej me të.

Shperndaje