Blitz

 Breaking News

Gruaja e Kobe Bryant po përpiqet të jetë “sa më e fortë” për vajzat e saj

Gruaja e Kobe Bryant po përpiqet të jetë “sa më e fortë” për vajzat e saj
January 29
12:25 2020

Aksidenti ajror që i mori jetën legjendës së basketbollit Kobe Bryant, vajzës së tij 13-vjeçare Gianna dhe 7 miqve të tyre, padyshim ka qenë një nga ngjarjet që ka tronditur publikun në të gjithë botën.

Vanessa Bryant, partnerja e sportistit të ndjerë, ende nuk ka folur publikisht për humbjen e madhe që ka pësuar familja e saj, megjitahtë burime pranë 37-vjecares tregojnë se ajo ende është në proçesin e përballjes me tragjedinë e ndodhur.

Për revistën “People” këto burime thanë: “Është një kohë ekstremisht e vështirë për të dhe të gjithë familjen.” Sipas tyre Vanessa, e cila ishte e martuar me Kobe prej 18 vitesh, e mban veten me vështirësi dhe nuk mund të mbarojë një fjali të plotë pa lot në sy. Megjithatë ata folën dhe për forcën e saj: “Por ajo po punon shumë që të jetë e fortë për vajzat e saj. Asaj i duhet të jetë e forta e familjes tani. Sigurisht që asnjëherë nuk mund të jesh e pregatiitur për diçka të tillë, e pavarësisht uljeve e ngritjeve të tyre, Vanessa dhe Kobe ishin shpirtëra binjakë. Ajo e mendonte atë si partnerin e jetës.

Fatmirësisht ajo dhe 3 vajzat, Natalia 17-vjeçare, Bianka, 3 dhe vogëlushja Capri, janë të rrethuar nga pjestarë dhe miq shumë të dashur të familjes, të cilët e donin shumë Kobe-n dhe Gianna-n. Vanessa nuk është vetëm, po mbështetet në besimin e saj, megjithatë sipas njerëzve të afërt, do t’i duhet një kohë shumë e gjatë për ta pranuar këtë që ka ndodhur.

Në dhjetorin e 2019-ës, Kobe festoi 20-vjetorin e njohjes me Vanessa-n, me anë të një postimi në Instagram, ku e quajti bashkëshorten, shoqen e tij të ngushtë dhe mbretëreshën e jetës së tij.

Çifti u njoh në 1999-ën, në kohën kur Kobe ishte 21 vjeç dhe një basketbollist i ri e i talentuar, ndërkohë që Vanessa ishte vetëm 17 vjeç. Ai i propozi për martesë vetëm 6 muaj pas njohjes dhe ata u martuan në prill të 2001.

Martesa e çiftit Bryant nuk ishte gjithnjë e lumtur, madje në 2011 Vanessa ishte afër kërkesës për divorc, megjithatë dukej se problemet e kishin bërë lidhjen e tyre më të fortë. me kalimin e viteve. /Blitz.al/

Share