Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gruaja e David Bowie tregon sekretin e një martese të suksesshme 24-vjeçare

Gruaja e David Bowie tregon sekretin e një martese të suksesshme 24-vjeçare
April 22
16:12 2016

Supermodelja dhe ylli i rrokut janë martuar në vitin 1992 dhe ajo vendosi të tregonte sekretin e martesës së suksesshme në një intervistë pak kohë para vdekjes të David Bowie.

Iman i ka treguar Oprah Winfrey se si e kanë lënë famën jashtë dyerve të shtëpisë së tyre.

“Ne të dy kuptojmë dallimin midis personit dhe personalitetit. Kur jemi në shtëpi jemi thjesht Iman dhe David. Duhet të gjesh kohën e duhur për të nisur një marrëdhënie të përjetshme, e cila bëhet përparësi në jetën tënde. Në qoftë se karriera është e rëndësishme nuk duhet të martoheni dhe të keni fëmijë. Të gjitha gratë kërkojnë t’i bëjnë të gjitha, por kjo gjë është e pamundur. Si prioritet zgjidhni të bëni atë që doni”,- ka thënë ajo.

Iman ka qëndruar larg mediave që prej vdekjes së David, i cili humbi betejën me kancerin në moshën 69-vjeçare. Ajo ka falënderuar mbështetësit e saj në rrjetet sociale.

Komento
Etiketimet
Shperndaje