Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Grimi i Xhensilës nuse mori jehonë deri në Hollywood: E kopjon edhe Kim Kardashian!

Grimi i Xhensilës nuse mori jehonë deri në Hollywood: E kopjon edhe Kim Kardashian!
October 18
18:07 2017

Që Xhensila ishte një nga nuset më të bukura të showbizit shqiptar kjo nuk do më koment sepse e folëm dhe e folëm gjatë pamjen e saj të kuruar maksimalisht!

Por që pamjen e saj do ta pëlqente edhe vetë Kim Kardashian kjo po që ishte surprizë. Nëse ju vini re grimin që ka bërë Kim Kardashian së fundmi do të dalloni se ai është identik me atë grim që Sellma i bëri Xhensilës kur u martua në Pallatin e Brigadave. Përveç pjesës së flokëve, ku Kim ka preferuar t’i mbajë flokët e drejta, gjithçka tjetër është njësoj.

  

E bukura qëndron tek fakti se grimin e Kim Kardashian e ka bërë pikërisht Mario, make up artisti shqiptar i cili u bë shumë i njohur për të gjithë kur në një video përpara disa kohësh e bëri yllin e klanit Kardashian të fliste shqip.

Tani na mbetet të zgjedhim se cilës i shkon më shumë ky grim edhe pse ne e kemi zgjedhur të preferuarën tonë që në natën kur i dha fund beqarisë me Bes Kallakun. /Blitz.al/

 

 

 

Shperndaje