Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Greta Koçi joshet nga “Rilindja”…

Greta Koçi joshet nga “Rilindja”…
January 26
17:05 2017

Një nga emrat më të njohur të skenës shqiptare, Greta Koçi, përveç muzikës është e njohur edhe për angazhimet e saj në sferën politike.

Fillimisht ajo u bë pjesë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, ku më pas kandidoi për kryetare të këtij organizmi. Humbja në zgjedhje bëri që Greta të shkëputej edhe nga politika, edhe nga muzika, por tashmë ajo është kthyer sërish.

Këngëtarja ka postuar ditën e sotme një foto në Snapchat, ku tregon një tufë të madhe trëndafilash ngjyrë lejla. Shpeshherë kjo ngjyrë identifikohet me lëvizjen socialiste, Rilindjen, pra Partinë Socialiste.

Greta është shprehur nëpër intervista se ajo nuk është e dashuruar, por këta trëndafila lejla na bëjnë të dyshojmë pak… /Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje