Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Greta Koçi: “Burrin nuk e dua me bindje të majta”

Greta Koçi: “Burrin nuk e dua me bindje të majta”
April 22
22:29 2016

Greta Koçi, e ftuar tek “Zonë e Lirë” në Tv Klan, për të folur më tepër për klipin e saj të ri “S’jena ni motit”, i është përgjigjur edhe disa pyetjeve disi pikante të Arian Çanit. Edhe pse e rezervuar përsa i përket jetës së saj private, Greta është munduar që në mënyrë diplomatike, duke qenë se ka dhe një marrëdhënie të mirë me politikën, të zbulojë disa detaje më tepër për mashkullin e saj ideal.

Intervista që Çani kishte përgatitur për Gretën titullohej “Princi i Gretës” dhe pak para se të niste pyetësorin, ai pyeti këngëtaren nëse mund të tregonte pak për jetën e saj sentimantale. Greta i është përgjigjur se, njësoj si herën e kaluar që ishte e ftuar në studio, ajo është ende beqare. “Mesa duket do ta zgjedh burrin me referendum” – ka thënë me shaka Greta duke tejkaluar kështu pyetjen.

Në bisedë e sipër, Greta thekson se “princi i saj i kaltër” duhet të ketë bindje të djathta politike, sepse përtej shakave, sipas saj, mosmarrëveshjet përsa i përket bindjeve politike mund të bëjnë një çift të ketë probleme të mëdha. Përsa i përket të ardhurave të mashkullit të saj, ajo ka deklaruar: “Kush nuk do të jetojë mirë, por për mendimin tim vlerën kryesore e ka shpirti i njeriut pastaj të tjerat vijnë me rradhë”. Greta ka preferuar ta mbyllë diskutimin mbi mashkullin ideal duke thënë se nuk i pëlqejnë aspak meshkujt e djallëzuar.

Më pas në një tjetër intervistë të shkurtër, të titulluar “Një ëngjëll si Greta”, kjo e fundit ka folur për ëngjëjt mbrojtës, duke thënë se i beson ekzistencës së tyre dhe ajo vetë është e bindur se gjyshja e saj që është larguar nga jeta, kujdeset për të nga lart në qiell.

Greta ka përfunduar fjalën e saj duke thënë se ajo është një vajzë që i pëlqen të jetë gjithnjë me këmbë në tokë por suksesin e do t’i fluturojë lart në ajër.

Komento
Etiketimet
Shperndaje