Blitz

 Breaking News

Gratë shtatzëna nga sot, do ta kenë të vështirë të udhëtojnë në SHBA!

Gratë shtatzëna nga sot, do ta kenë të vështirë të udhëtojnë në SHBA!
January 24
10:49 2020

Administrata e presidentit Trump njoftoi ditën e sotme për kufizime të reja lidhur me vizat, që synojnë të parandalojnë gratë shtatzëna të udhëtojnë në SHBA, me synimin për të lindur në tokën amerikane.

“Shtëpia e Bardhë” theksoi se praktika e lindjes në SHBA, e cila ndiqej me qëllimin kryesor dhënien e nënshtetësisë amerikane fëmijës, e njohur ndryshe dhe si turizmi i lindjes, ishte një boshllëk i shkëlqyeshëm i imigracionit, me të cilin abuzohej shumë.

Për këtë arsye, konsullatave amerina nëpë botë i është dhënë më shumë fuqi gjatë procesit të dhënies dhe rishikimit të vizave. Nëse ata mendojnë se një grua shtatëzëne është duke udhëtuar drejt SHBA-ve për të lindur, kanë të drejtën të mos i japin vizën. Megjithatë, ata nuk kanë të drejtë t’a pyesin një grua nëse është në pritje të një fëmije apo jo.

Edhe pse Sekretarja për Shtypin e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham, nuk pati një përgjigje konkrete pë rreziqet që lindja e një fëmije mund t’i sjellë shtetit amerikan, u shpreh:

Industria e turizmit të lindjes kërcënon të mbingarkojë burimet e vlefshme spitalore dhe është e mbushur me aktivitet kriminal, siç reflektohet në ndjekjet penale federale. Integriteti i shtetësisë amerikane duhet të mbrohet”.

Burimi: Balkanweb

Share