Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Granit Xhaka feston ditëlindjen, e dashura e uron në një mënyrë speciale!

Granit Xhaka feston ditëlindjen, e dashura e uron në një mënyrë speciale!
September 27
11:27 2016

Futbollisti me origjinë shqiptare që luan në Kombëtaren Zvicerane dhe në skuadrën e Arsenal-it në kampionatin anglez, Granit Xhaka, feston sot ditën e tij të lindjes dhe mbush 24 vjeç.

Xhaka, edhe pse i shkëputur prej kohësh nga realiteti shqiptar, është në një marrëdhënie dashurie me një vajzë shqiptare, e cila quhet Leonita Lekaj. Kjo e fundit vetëm përpara pak minutash ka surprizuar të dashurin me një postim në llogarinë e saj në Instagram.

“Urime ditëlindjen, dashuria e jetës time! I gëzofsh edhe 100 të tjera të lumtura së bashku me ne. Të dua, my bebbilino, my love, my best friend, my everything…” – ka shkruar Leonita, ndërkohë që ka postuar një fotografi mjaft të bukur të të dyve.

Edhe ndjekësit e Leonitës nuk kanë ngurruar të urojnë futbollistin e talentuar në këtë ditë të veçantë për të. /Blitz.al

/

Leonita Lekaj - Instagram

 

Komento
Shperndaje