Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Granit Xhaka bëhet baba për herë të parë!

Granit Xhaka bëhet baba për herë të parë!
October 07
10:57 2019

Është një kohë e mrekullueshme dhe futbollisti me origjinë shqiptare, Granit Xhaka, është aty duke e jetuar!

Xhaka para disa ditësh mori ndoshta lajmin më të mirë në karrierën e tij, pasi u emërua si kapiten i klubit të futbollit Arsenal, duke u bërë pasardhës kështu i personaliteteve të sportit si Thierry Henry, Patrick Viera apo Van Persie. Megjithatë as emërimi në “detyrën” e rëndësishme, as fitorja e djeshme nuk e mbajnë vendin e parë si “Ngjarja më e bukur” që i ka ndodhur Granitit këto kohë, pasi ditën e sotme ai është bërë baba për herë të parë. Dhe kjo sigurisht, është dita më e lumtur e jetës së tij!

Me anë të një postimi në Instagram para disa minutash, që është kjo fotoja e mrekullueshme këtu poshtë:

 

View this post on Instagram

 

Welcome our little princess Mommy and Daddy love you ❤️ @leonita.x

A post shared by Granit Xhaka (@granitxhaka) on

Xhaka njofton ndjekësit e tij se ka ardhur në jetë e bija dhe shkruan bashkangjitur: “Mirëserdhe princesha jonë e vogël, mami dhe babi të do shumë!”

Futbollisti dhe partnerja e tij njoftuan se ishin në pritje të ëmbël më herë këtë vit:

 

View this post on Instagram

 

Mommy & Daddy waiting for you 👼🏻🧡

A post shared by Granit Xhaka (@granitxhaka) on

Ndërkohë që përgjatë kësaj kohe ai nuk ka nguruar as të shkëputet nga futbolli për disa ditë, si në rastin kur nuk u aktivizua me përfaqësuesen e Zvicrës në dy ndeshje, për t’i qëndruar pranë bashkëshortes, Leonitës.

Tani presim që të mësojmë emrin e vajzës, që shpresojmë të jetë një emër shqiptar, sepse familja Xhaka e merr shumë seriozisht përzgjedhjen e emrave për fëmijët (Granit, Taulant dhe Agoni). Sido që të jetë, i urojmë jetë të gjatë e të lumtur vogëlushes! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje