Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Grande Fratello VIP” – telashe për 2 sportistët konkurrentë. Ministri kërkon hetim…

“Grande Fratello VIP” – telashe për 2 sportistët konkurrentë. Ministri kërkon hetim…
October 03
19:58 2016

Një debat i fortë ka tronditur shtëpinë e “Grande Fratello VIP” në Itali.

Në qendër të vëmendjes janë rrëfimet e ish-futbollistit Stefano Bettarini me boksierin Clemente Russo.

Simona Ventura, ish-bashkëshortja e Bettarini-t, ka kallëzuar të dy personat. Në këtë çështje ka ndërhyrë edhe ministri i Drejtësisë, Andrea Orlando.

Sipas mediave italiane, Orlando ka kërkuar hetimin e deklaratave të boksierit, të cilësuara si homofobe dhe fyese ndaj femrave, për aq kohë sa ai është një atlet përfaqësues i shtetit italian.

Gjithçka ka ndodhur një mbrëmje kur teksa ish-futbollisti tregonte histori nga jeta, për partneret dhe tradhtitë e tij, Russo ka lëshuar komente aspak të hijshme, që janë kritikuar shumë nga ndjekësit e “reality show”-t. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje