Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

GRAMMY’S 2017: Lista e plotë e fituesve të çmimeve më të rëndësishme

GRAMMY’S 2017: Lista e plotë e fituesve të çmimeve më të rëndësishme
February 13
08:33 2017

Eventi më i rëndësishëm i muzikës është mbajtur mbrëmjen e djeshme. Ka qenë edicioni i 59-të i ndarjeve të çmimeve “Grammy” dhe moderator i kësaj mbrëmjeje ka qenë James Corden. Edhe një herë eventi është mbajtur në Los Angeles dhe produksioni është realizuar nga emra shumë të mëdhenj të spektaklit dhe koncerteve.

Disa nga performancat më të rëndësishme kanë qenë ato të Beyonce, Lady Gaga, Metallica, Katy Perry, John Legend, Bruno Mars, Adele dhe këngëtarë të tjerë të rinj.

Si çdo herë janë zhvilluar edhe disa performanca speciale në nder të këngëtarëve që kanë ndërruar jetë. Këtë herë janë zgjedhur George Michael dhe Prince të cilët humbën jetën tragjikisht vitin e kaluar.

Më poshtë Blitz.al ka listuar fituesit më të rëndësishëm të mbrëmjes sipas kategorive:

Record of the Year: Adele, “Hello”

Albumi i vitit: Adele, 25

Kënga e vitit: Adele, “Hello”

Albumi më i mirë rep: Chance the Rapper, Coloring Book

Albumi më i mirë urban-kontemporan: Beyoncé, Lemonade

Kënga më e mirë ‘country’: Maren Morris, “My Church”

Kënga më e mirë rrok: David Bowie, “Blackstar”

Kënga më e mirë në grup: Twenty One Pilots, “Stressed Out”

 Artisti i ri më i mirë: Chance the Rapper

Kënga më e mirë opera: James Conlon, Corigliano: The Ghosts of Versailles

Albumi pop më i mirë: Adele, 25

Kantautori më i mirë: Greg Kurstin

Performanca më e mirë solo/pop: Adele, “Hello”

Albumi më i mirë alternativ: David Bowie, Blackstar

Albumi më i mirë rrok: Cage the Elephant, Tell Me I’m Pretty

Performanca më e mirë rrok: David Bowie, “Blackstar”

Kënga më e mirë hip-hop: Drake, “Hotline Bling”

Këngëtari më i mirë hip-hop: Drake, “Hotline Bling”

Performanca më e mirë hip-hop: Chance the Rapper, “No Problem (feat. Lil Wayne & 2 Chainz)”

Video më e mirë muzikore: Beyoncé, “Formation”

Shperndaje