Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

GQ për Arminën: Gruaja më e nxehtë nga qyteti më elegant, Parisi

GQ për Arminën: Gruaja më e nxehtë nga qyteti më elegant, Parisi
October 08
09:38 2016

Blogerja Armina Mevlani është mjaft aktive në fushën e modës dhe së fundmi ajo ka marrë pjesë në Fashion Week Paris.

Në postimet e ndryshme në rrjetet sociale, blogerja është shfaqur me një stil dhe pamje shumë elegante. Madje elegancën e klasin  saj e kanë vlerësuar edhe disa prej revistave prestigjioze.

Përpara disa orësh, revista British GQ ka postuar një foto të Arminës nga Java e Modës në Paris dhe shkruan: “ Gruaja më e nxehtë nga qyteti më elegant në botë, Parisi”.

Në foton që është postuar nga British GQ dhe nga revista të tjera Armina ka qenë e veshur komplet me të zeza, një body dhe tutu-ja që sipas blogeres ia ka dhuruar nëna e saj për ditëlindje. Duket se tutu-j”a” ka qenë fatsjellëse për blogeren, e cila po renditet në faqet e shumë revistave.

Që prej fillimit të Javës të Modës, Armina është renditur përkrah emrave të njohur  në revista si Elle ES, Harpers Bazaar e së fundmi British GQ./Blitz.al/

Komento
Shperndaje