Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gold Ag u përgjigjet atyre që e cilësuan homoseksual!

Gold Ag u përgjigjet atyre që e cilësuan homoseksual!
May 18
14:17 2016

Mediat kanë qenë duke shkruar gjatë gjithë ditës së djeshme rreth homofobisë ndaj grupit LGBT. Reagimet dhe shkrimet kanë qenë të shumta dhe kanë përfshirë shumë nga personazhet publike të trevave shqiptare sa u përket mbështetjeve, kundërshtimeve por edhe deklaratave rreth seksualitetit.

Në inbox-in e Blitz.al ka ardhur një lajm, që kishte për protagonist reperin kosovar Gold Ag dhe deputetin e pavarur Gëzim Kelmend. Lajmi aludonte rreth një lidhjeje të mundshme seksuale  midis dy meshkujve, të cilët njihen për besimin e tyre të fortë në fenë myslimane dhe fobinë ndaj grupit LGBT. Sipas shkrimit thuhej se deputeti ishte kthyer në një njeri të fesë pas një tradhtie që Gold Ag i kishte bërë me një tjetër mashkull.

I pyetur nga Blitz. al rreth këtij lajmi, reperi Gold Ag është përgjigjur shumë shkurt rreth thashethemeve, të cilat sidomos në një ditë si 17 maji, kërkojnë të hedhin dritë mbi histori të rreme. “Gëzimin e kam vëlla mysliman”, – është shprehur reperi duke mos dashur të shtojë as edhe një koment të tepërt ndaj aludimeve të mësipërme.

Gold Ag njihet si një ndër myslimanët më të përkushtuar ndaj fesë dhe besimit. Shumë nga këngët e tij janë një pasqyrim i fjalëve të Kuranit dhe besimit në Zot.

Shperndaje