Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Goditi me armë mbi Noizy-n dhe Varrosin, lirohet nga paraburgimi Albert Krasniqi!

Goditi me armë mbi Noizy-n dhe Varrosin, lirohet nga paraburgimi Albert Krasniqi!
October 14
10:08 2016

Albert Krasniqi ka qenë një nga emrat e përfshirë në sherrin midis Noizy-t dhe Cozman që ka ndodhur në Prishtinë disa javë më parë. Ai ka goditur me armë reperin Noizy dhe mikun e tij Varrosin.

Për këto akte, Krasniqi u la një muaj në qendrën e paraburgimit në Prishtinë, por mediat kosovare bëjnë me dije se pasditen e djeshme ai është liruar.

“Indeksonline” ka bërë me dije se avokati i Krasniqit ka lajmëruar lirimin e tij pasi prokuroria ka vendosur kështu.

Më herët është raportuar se ka pasur një marrëveshje mes Noizy-t dhe Albertit nga një mik i përbashkët, i cili është munduar t’i pajtojë.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje