Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Glamour “Woman of the Year” – shkëlqen Gwen Stefani!

November 15
13:49 2016

Mbrëmjen e kaluar është organizuar eventi i përvitshëm i revistës “Glamour” – “Woman of the Year”, ku nderohen femrat më të suksesshme të vitit.

Gwen Stefani ishte ajo që mori trofeun kryesor, atë të “Woman of the Year”, por përveç kësaj ishte një nga “mbretëreshat” e tapetit të kuq, mbi të cilin kaluan një numër i madh emrash të njohur të ekranit, si Ashley Graham, Cara Delevingne etj.

E veshur me një fustan “princeshash” ngjyrë bezhë dhe të zi, Stefani është ngjitur në skenë për të marrë trofeun, për të cilin nuk ka harruar edhe të bëjë një përshëndetje për bashkëshortin e saj, Blake Shelton. “Faleminderit që më puthe dhe më riktheve në jetë!” – ka qenë fjalia e këngëtares, e cila ka marrë mbrapsht qindra duartrokitje dhe brohoritje. /Blitz.al/

 

ashley-graham3 cara-delevingne gwen-stefani1

Komento
Shperndaje