Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjykata e Apelit jep vendimin për arratisjen e Stresit nga komisariati

Gjykata e Apelit jep vendimin për arratisjen e Stresit nga komisariati
October 07
13:15 2016

Reperi i njohur Stresi  i ka shpëtuar burgut pas vendimit nga Gjykata e Apelit ditën e sotme.

Arratisja nga Komisariati Nr.3 në vitin 2015 dhe mosbindja ndaj urdhrit të policisë do t’i kushtojë Arkimed Lushajt, i njohur ndryshe me emrin e artit si Stresi, vetëm 18 muaj shërbim prove.

Gjykata e Apelit rrëzoi vendimin e Shkallës së Parë, e cila e kishte dënuar reperin me dy muaj burgim duke e ndryshuar në 18 muaj shërbim prove.

Në shkurt të 2015-s policia e shpalli në kërkim Arkimed Lushajn, pasi u arratis nga ambientet e komisariatit, duke u hedhur nga kati i dytë, ndërsa ishte shoqëruar nga patrullat e policisë së Komisariatit Nr.3, i dyshuar si autor i shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor./Blitz.al/

Shperndaje