Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjithmonë në mbështetje të Stresit, Keisi ndan momentet romantike nga shtrati me bashkëshortin e saj

Gjithmonë në mbështetje të Stresit, Keisi ndan momentet romantike nga shtrati me bashkëshortin e saj
December 06
12:26 2018

Bashkëshortja e Stresi, Keisi Lushaj, që prej momentit kur reperi u arrestua, ka qenë gjithmonë e më shumë në qendër të vëmendjes. Që prej momentit të parë, para më shumë se 3 javësh kur reperi u dërgua në qelitë e burgut me akuzën e përfshirjes në një rrjet kriminal, ajo ka deklaruar mbështetje të plotë për partnerin e saj dhe ka thënë gjithmonë se beson në pafajsinë e tij.

Herë pas here Keisi poston në rrjetin social Instagram foto të reperit emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj, por edhe të familjes së tij, gjë që tregon se ata kanë mbështetjen maksimale nga ajo. Por mesa duket këtë rradhë, ajo nuk ka dashur vetëm ti kujtojë ndjekësve të saj e sidomos fansave të Stresit që e kujton gjithmonë bashkëshortin, por dhe që e merr malli për çdo moment që ka kaluar me të.

Të paktën këtë kuptojmë nga disa foto dhe video që ajo ka postuar në story-t e Instagramit, ku shfaqet në momente intime dhe romantike në shtrat së bashku me reperin. Jo vetëm kaq, por ajo ka postuar dhe një foto ku duket shumë e lumtur nga puthja që Stresi i dhuron.

Përveçse një moment malli, kjo mund të ketë qenë dhe një formë kurajoje dhe mbështetje për bashkeshortin i cili mbrëmjen e djeshme duhet të ishte duke performuar këngën e tij pjesmarrëse në “Kënga Magjike”, “Të du mom”, një nga hitet e këtij edicioni.

Kujtojmë që Keisi i ka dedikuar dhe një blog “Living the Life of a rapper’s wife”, faktit i të  qënit bashkëshortja e një reperi, ose më mirë i një personazhi të muzikës, ku poston detaje nga vetja dhe marrdhënia e saj me Stresin. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje