Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjithçka që duhet të dini për projektin më të ri të Lady Gaga-s

Gjithçka që duhet të dini për projektin më të ri të Lady Gaga-s
September 16
16:44 2016

Pas publikimit të “Perfect Illusion”, Lady Gaga ka në plan të publikojë një album muajin e ardhshëm.

Në një intervistë me Zane Lowe për Beats 1, artistja ka treguar shumë detaje lidhur me projektin e saj më të ri muzikor, që do të publikohet më 21 tetor.

Albumi titullohet “Joanne”, në nder të hallës së saj, e cila u nda nga jeta në moshën 19- vjeçare, gjë që la një plagë të thellë në jetën e Gaga-s. Ajo ka treguar më pas edhe disa nga këngët që ky album do të përfshijë.

“Joanne” do të përfshijë një këngë të quajtur “John Wayne”, në të cilën Josh Homme do të jetë kitarist dhe do të eksplorojë nevojën e Gaga-s për të kërkuar meshkuj të egër dhe, në një farë mënyre, përfundon me të njëjtin, John. Kurse “Sinner’s Prayer” përfshin Father John Misty dhe tregon për një femër e cila dëshiron t’i thotë partnerit: “Dëgjo, nuk dua të të lëndoj apo të të thyej zemrën, por jam një mëkatare”.

Ky projekt muzikor shënon albumin e parë solo të Lady Gaga-s pas “Artpop” në 2013-n dhe albumit të përbashkët me Tony Bennett, “Cheek to Cheek”. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje