Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjithçka që duhet të dini për koncertin e TIDAL X: 10/15

Gjithçka që duhet të dini për koncertin e TIDAL X: 10/15
October 16
14:33 2016

Mbrëmjen e kaluar është mbajtur koncerti i organizuar nga TIDAL, i cili mblodhi në një skenë të vetme në Brooklyn: Beyonce, Nicki Minaj, Alicia Keys, Lauryn Hill, Emeli Sande, Robin Thicker, Bebe Rexha e shumë të tjerë.

Në një mbrëmje që zgjati më shumë se 2 orë, e cila u hap nga Robin Thicker dhe u mbyll nga Beyonce, TIDAL dhuroi një spektakël të vërtetë.

Ata që spikatën ishin Minaj me një kolazh të këngëve të saj më të njohura si “Moment 4 Life”, “Truffle Butter” etj., Alicia Keys, Emeli Sande, Bebe Rexha dhe sigurisht, Beyonce.

35-vjeçarja u ngjit dy herë në skenë, fillimisht për të performuar “6 Inch” dhe “Haunted”, ku gjatë performancës ndodhi një aksident i vogël: flokët e kapura bisht i ngecën në vëth dhe gjatë performancës aksesori iu këput nga veshi duke e gjakosur. Sigurisht, kjo nuk ndikoi aspak tek artistja, por përkundrazi, e shtyu të jepte akoma dhe më shumë energji në skenë.
Në fund, për ta mbyllur siç duhet TIDAL X: 10/15, Beyonce u ringjit për të performuar “All Night” dhe duke dhënë një mesazh politik. “Mësoni nga gjyshërit tanë! Ata nuk kishin mundësinë të përdornin zërin e tyre për kauza të ndryshme sociale. Ne e kemi këtë mundësi. Prandaj le ta përdorim për ta ndryshuar këtë gjë”.
Të gjitha të ardhurat e fituara nga ky koncert do të shkojnë për të pastrehët dhe për edukimin e fëmijëve në New York. /Blitz.al/

 

cu2yjnlwgaacybx cu3fk2dxyaaufue

cu2ckdhweaa_z-s cu2d0llxyaezjuk cu2s81wwiaevsnb cu4lzslxeaa1wtv cu208__waaehbsn

 

 

 

Komento
Shperndaje