Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjithçka po bëhet serioze shumë shpejt! Drake takon binjakët e Jennifer Lopez…

Gjithçka po bëhet serioze shumë shpejt! Drake takon binjakët e Jennifer Lopez…
January 19
09:02 2017

Në fillim u duk sikur ishte thjesht një lojë midis dy këngëtarëve dhe ishte media ajo që po e trajtonte si një lidhje të sinqertë romantike. Por në fakt duket se kjo nuk është e vërtetë.

Mbrëmjen e djeshme, J.Lo dhe Drake janë parë të darkojnë në një vend romantik duke zënë të gjithë tarracën e një restoranti në Los Angeles dhe disa burime thonë se të dy kanë ndenjur shumë pranë njëri-tjetrit.

Burime shumë pranë çiftit kanë thënë për “People” se reperi qëndron shumë në shtëpinë e J.Lo, çka na bën të kuptojmë se ai është familjarizuar tashmë edhe me binjakët e këngëtares nga martesa me Marc Anthony.

Dasmë në horizont? Le të presim dhe pak. /Blitz.al

Komento
Shperndaje